E planifikuar nga konsorciumi i programit IPA FF, me pjesëmarrjen e institucioneve relevante qendrore dhe lokale, në datat 27 dhe 28 Shtator zhvillohet punëtoria me karakter ndërkufitarë, ku pellgu i lumit Sitnica është fokus dhe rast trajtimi.
Nga kjo arsye, përveç trajtimit teorik në dy ditët e punëtorisë, u vizituan nga ekspertët e programit IPA FF dhe përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale te tri Komunave Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit , pjesët e rrezikshme për vërshime te lumit Lepenc.
Punëtoria është e rëndësisë se veçante nga se ka te beje, me vërshimet për Pellgun e lumit Lepenc, dhe bashkëpunimin ndërkufitarë me Republikën e Maqedonisë se Veriut, ku i njëjti burim rreziku kërcënon me përmbytje dy shtetet, andaj bashkëpunimi nga planifikimi dhe parandalimi trajtohet nga programi IPA FF.
Në ditën e dytë të punëtorisë planifikohen diskutimet trepalëshe, programi IPA FF, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku fokus i trajtimit do merret nja pjese pilot për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet ndërkufitarë, me udhëzues për hapat e propozuara të ndërmerren dhe lehtësohen nga ky program.